Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Tryezën e Diskutimit me temë “Në kërkim të një konsesusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”.
Agron Bajrami, kryeredaktor në gazetën “Koha Ditore” ka thënë me këtë rast se dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel do të përfundoj deri në vitin 2019 dhe se Kosova aktualisht nuk ka konsensus se si duhet të ecet përpara në këtë drejtim, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, përpjekja që dialogun ta udhëheq presidenti nuk është e qëlluar.
“Ekziston një presion shumë i madh që çështja e dialogut të përmbyllet apo t’i vihet një kornizë e caktuar. Kemi rënë në gjurmë të dokumenteve dhe drafteve të para dhe aty ideja është që deri në vitin 2019 dialogu Kosovë-Serbi të përmbyllet me marrëveshje të detyrueshme për të dy palët. Kosova në këtë moment nuk ka konsensus se si duhet të ecën tutje me dialog dhe nuk ka asnjë kapacitet brenda institucioneve që ai konsensus të arrihet. Përpjekja që dialogun ta udhëheq presidenti nuk është e qëndrueshme pasi që ai nuk ka përkrahje në shumicën parlamentare, tek shumica shqiptare”, është shprehur Bajrami.
Sipas tij, institucionet e Kosovës kanë probleme që nga viti 2015 në arritjen e pajtimit për çdo çështje.
Sipas tij, Kuvendi i Kosovës duhet të organizoj një debat dhe të kërkohet përgjigje në tri pyetje që janë: Cili do të duhej të jetë formati i ri i dialogut dhe kush duhet ta përfaqësoj Kosovën, Cilat çështje duhet diskutuar dhe Cili është qëllimi i tij./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1632791560119263/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...