Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, ka vlerësuar se partitë opozitare duhet ta mbështesin fazën përfundimtare të dialogut me Serbinë, në vend se të marrin masa penguese kundër saj, të cilat, sipas tij, nuk çojnë askund.
Ai ka thënë për “Epoka e re” se Lidhja Demokratike e Kosovës do të bënte mirë nëse do ta ndihmonte dialogun, duke u dëshmuar si parti institucionaliste.
Maliqi ka shtuar se përfshirja e Luginës së Preshevës në dialog mund të jetë kushtëzim i Kosovës, që t’i zvogëlojë ambiciet e Serbisë rreth Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Beogradi nuk mund të kërkojë autonomi për Asociacionin, nëse nuk u jep shqiptarëve të Luginës të drejta dhe status të njëjtë.
Maliqi ka folur edhe për jetëgjatësinë e koalicionit qeverisës të vendit. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka gjetur modusin e mbijetesës, pasi opozita nuk po mund t’i mbledhë votat për mocion të mosbesimit.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...