Përfshihet nga zjarri shtëpia e kulturës dhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Ferizaj

09:10 | 12 Janar 2023
E.H

Shtëpia e kulturës dhe një pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjarë në Ferizaj janë përfshirë nga zjarri, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, zjarrfikësit kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.

Ndërsa për momentin nuk dihet vlera e dëmit kurse rasti është nën hetim.

“Fsh. Mirosalë, Ferizaj 11.01.2023 – 15:00. Është raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia e kulturës dhe një pjesë e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Zjarrfikësit kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Vlera e dëmit për momentin nuk dihet. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme