Përfshihet nga zjarri një vilë malore në Kaçanik, Policia jep detaje

08:42 | 18 Janar 2024
E.H

Është përfshirë aksidentalisht nga flakët një vilë malore në Kaçanik, raporton Policia e Kosovës.

Si pasoj e zjarrit, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, shkruan Arbresh.info.

Nuk ka të lënduar ndërsa rasti është nën hetime.

“Kaçanik / 17.01.2024 – 16:55. Një mashkull kosovar ka njoftuar se një vilë malore aksidentalisht është kapluar nga zjarri me ç’rast si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nuk raportohet për të lënduar, rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme