Përfshihet nga zjarri një stallë në Zubin Potok

08:44 | 23 Korrik 2024
E.G

Një stallë është përfshirë nga zjarri në Zubi Potok.

Siç thuhet në raportin e policisë, në stallë kishte derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët, shkruan Arbresh.info.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe zyrtarë nga AVUK-u.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Zubin Potok 22.07.2024 – 02:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar  se stalla e tij është përfshirë nga zjarri. Sipas ankuesit në stallë kishte disa krerë derra, teknikë bujqësore dhe ushqim për kafshët. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe zjarrfikësit, eksperti i zjarrit dhe zyrtarë nga AVUK-u.  Nuk raportohet për të dyshuar apo të arrestuar.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme