Përfshihet nga zjarri një sipërfaqe toke me pemë në Skenderaj, 20 mijë euro vlera e dëmit

09:32 | 29 Shkurt 2024
K.B

Është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë në Skenderaj.

Policia njofton se vlera e dëmit është 20 mijë euro.

“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000”, bën te ditur njoftimi i policisë.

Rasti në procedurë hetimore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme