Google ADS

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vushtrri, Policia jep detaje

21:48 | 29 Shkurt 2024
E.H

Një shtëpi në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri është kapluar nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti tha se përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

“Rreth orës 20:20, është raportuar se në rrugën “Sali Zeka” në Vushtrri, një shtëpi kapluar nga zjarri, zjarrfikësit dhe njësitet përkatëse i janë përgjigjur rastit. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar”, ka deklaruar Zahiti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme