Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, gjashtë persona pranojnë ndihmë mjekësore

08:36 | 15 Dhjetor 2024
E.H

Gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e një zjarri që ka kapluar një shtëpi në Gjakovë, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve e kanë lokalizuar zjarrin, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa policia nuk ka bërë të ditur lidhur me shkaqet e këtij zjarri.

“Gjakovë 14.12.2024-01:10. Është përfshi nga zjarri shtëpia prone e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Si pasoj e zjarrit gjashtë persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasoj e asfiksimit”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme