Një lokal është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 17:00 në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Për shkak të tymit, një person është lënduar dhe ka kërkuar tretman mjekësor.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti shtoi se në vendin e ngjarjes kanë dal zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Ulpiana në Prishtinë, saktësisht në një lokal. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Në këtë rast për shkak të problemeve me frymëmarrje (prej tymit) një person ka kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League