Përfshihet nga zjarri një kamionetë në Lipjan

08:31 | 25 Maj 2024
K.B

Është përfshirë nga zjarri një kamionetë në fshatin Gadime e Epërme në Lipjan.

Sipas policisë, nga zjarri është përfshirë edhe pullazi i shtëpisë së viktimës.

Ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

“Fsh. Gadime e Epërme, Lipjan 24.05.2024 – 03:25. Raportohet se aksidentalisht është përfshirë nga zjarri kamioneta me targa lokale pronë e ankuesit mashkull kosovar, nga zjarri është përfshirë edhe pullazi i shtëpisë së viktimës. Ndërsa persona të lënduar nuk ka. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme