Google ADS

Përfshihet nga zjarri një barnatore në Prishtinë

09:07 | 10 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Në mëngjesin e hershëm në Prishtinë, një barnatore është përfshirë nga zjarri.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai bën të ditur se njësitet relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e zjarrfikësve.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar dhe me rastin po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë.

“Në ora 03:05, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar.

Me rastin i cili është cilësuar si zjarrvënie po merret Njësiti i hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë”, tha Borovci./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme