Përfshihet nga zjarri një banesë në Vushtrri, pësojnë lëndime dy persona

09:43 | 31 Gusht 2023
E.H

Një banesë në katin e shtatë të një ndërtese në Vushtrri, është përfshirë nga zjarri në rrethana të panjohura, raporton Policia e Kosovës.

Njësiti policorë ka evakuuar banorët e ndërtesës, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin.

Sipas Policisë, si pasoj e tymit të zjarrit dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.

“Vushtrri. 30.08.2023 – 10:34. Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese. Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme