Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, arrestohet një person

09:03 | 25 Shkurt 2024
E.H

Një dhomë e një ndërtese banesore është përfshirë nga zjarri në Skenderaj, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, ekipi i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin, shkruan Arbresh.info.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i cili dyshohet se e ka shkaktuar zjarrin dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Skenderaj / 24.02.2024-03:00. Raportohet se nga zjarri është përfshirë një dhome e një ndërtese banesore. Njësit relevante policore dhe ekipi i zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka shkaktuar zjarrin, me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme