Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, policia jep detajet

10:54 | 24 Shkurt 2024
K.B

Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

Ljamin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se rasti ka ndodhur rreth orës 04:30. Ndërsa nga rasti nuk raportohet për të lënduar.

“Sot rreth orës 04:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, në një banesë. Në vendngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, tha Ahmeti.

Të ngjashme