Google ADS

Përfshihet nga zjarri një banesë në Fushë Kosovë

12:32 | 22 Gusht 2024
E.K

Një banesë në Fushë Kosovë është përfshirë sot nga zjarri.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi, i cili tha se nuk ka persona të lënduar.

“Po në ora 08:30, kemi pranuar informaten per zjarr ne banesë. Ekipet menjeher kane dale ne vendin e ngjarjes, nje dhome e nje banese ishte perfshi nga zjarri. Për kohe shume te shkurt zjarri eshte vu nen kontroll dhe eshte shuar.Hymja e objektit ishte mbushur me tym. Sipas informacioneve, nuk ka njerez te lenduar”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme