Google ADS

Përfshihet nga zjarri një automjet në Uglar të Gjilanit

19:17 | 18 Korrik 2024
E.G

Një automjet është përfshirë nga zjarri në fshatin Uglar të Gjilanit.

Rastin për Arbresh.info e konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili njoftoi se përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush.

“Më 18.07.2024 rreth orës 14:37 kemi pranuar informacion se në fshatin Uglar komuna e Gjilanit një automjete me targa civile është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëndime trupore nuk ka pësuar askush”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme