Përfshihet nga zjarri fabrika e mishit “Apetit”, ende nuk dihen pasojat e dëmeve

09:04 | 18 Dhjetor 2024
L G

Fabrika e mishit “Apetit” është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.

Për të ndalur zjarrin që ka përfshirë fabrikën, e cila gjendet në Babimovc të Obiliqit, ekipet e zjarrfikësve kanë dalur në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Mal Gashi, për Arbresh.info thotë se janë ndërmarr të gjitha veprimet për eliminimin e zjarrit dhe se tashmë cdo gjë është në përfundim.

“Po, Ekipet janë ende duke u marr me eliminimin e zjarrit Tashme, gjithçka është në përfundim”, tha Gashi./Arbresh.info/

Të ngjashme