Përfshihet nga zjarri çatia e një shtëpie në Sopijë të Suharekës

10:20 | 15 Gusht 2024
E.G

Një grua ka raportuar se nga zjarri është përfshirë çatia e një shtëpie.

Sipas policisë, zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin.

Lidhur me rastin, për shkaqe shëndetësore nuk është intervistuar i dyshuari.

“SH.RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM & ZJARRËVËNJE Sopijë, Suharekë / 14.08.2024-15:05.   Një femër kosovare ka raportuar se nga zjarri është përfshirë çatia e një shtëpie, njësiti i zjarrfikësve kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin, lidhur me rastin i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe shëndetësore nuk është intervistuar, ndërsa për veprimet e mëtejme në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme