Gjykata Themelore në Ferizaj, i ka caktuar masën e paraburgimit një qytetari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajde.
Gjykata njofton se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga muaji dhjetor 2023 në Fushë Kosovë ka ndihmuar të pandehurin Sh.V., në kryerjen e veprës penale të fajdesë.
“I pandehuri në fillim të çdo muaji ka shkuar te objekti ndërtimor afarist në Fushë Kosovë i cili është pronë e të pandehurit Xh. Sh., dhe është prezantuar me emër V.V., kurse prej qiramarrësve të lokaleve afariste ka marrë qiratë për të pandehurin Sh.V. dhe atë F.H. në shumë prej 300 euro në muaj, S.K. në shumë prej 2.000 euro, J.Sh., në shumë prej 450 euro në muaj, B.M. në shumë prej 250 euro në muaj, A.G., në shumë prej 600 euro në muaj dhe S.K. në shumë prej 250 euro në muaj, duke përfituar dobi pasurore në shumë rreth 40.000 euro”, njofton Gjykata e Ferizajt.
Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...
Drenusha nuk e lë Gjestin të fle, i shkon në shtrat me tigan...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të Federatës së S...