Çiklizmi konsiderohet si një ndër mjetet më të preferuara të transportit, për shkak të ndikimit pozitiv që ka në shëndetin fizik, mjedisor por edhe në atë ekonomik.
Në Kosovë numri i përdoruesve të biçikletave ka qenë i vogël, por pandemia duket se ka ndikuar në rritjen e përdorimit të biçikletës.
Kështu thotë Gazmir Raci nga grupi “Marakli t’ Biciklave”.
Atij tashmë i është bërë pjesë e jetës, duke përdor biçikletën çdo ditë edhe për të shkuar në punë dhe për të vizituar vende të ndryshme së bashku me grupin e tij.
“Biçikleta është bërë pjesë e jetës sime, çdo dit vijë në punë dhe kthehem në shtëpi me biçikletë, e shfrytëzoj si mjetë transporti. Do të ishte mirë që të gjithë qytetarët e Prishtinës edhe qytetet e tjera ta shfrytëzojnë biçikletën si mjetë transporti dhe ta mënjanojnë përdorimin e veturave sepse duke e përdorur biçikletën ndikojmë në ruajtën e ambientit e po ashtu të ajrit dhe natyrisht edhe shëndeti ynë është më i qëndrueshëm”, shprehet ai.
Raci thotë se janë duke u takuar vazhdimisht me kryetarët e komunave në mënyrë që të krijojnë kushte sa më të mira për çiklistët që qytetarët të motivohen për përdorimin e biçikletës.
“Ne si grup “Merakli të Biçikletës” kemi filluar me Prishtinën ka progres, por progresi është shumë i vogël. Ne po synojmë që çdo ditë me i taku kryetarët e komunave, me kërkuar prej tyre kushte më të mira për çiklistët, sepse siguria pastaj është e garantuar dhe njerëzit motivohen që me përdor më shumë biçikletën në qofte se ka kushte dhe infrastrukturë si dhe siguri me lëvizë”, thotë Raci.
Pandemia, sipas tij, ka ndikuar në rritjen e përdorimit të biçikletave, por edhe në vetëdijesimin e shoferëve rreth kujdesit ndaj biçiklistëve në trafik.
“Pandemia me COVID-19 ka ndikuar shumë në rritjen e përdorimit të biçikletës në masë enorme, po ashtu ka ndikuar edhe në ngritjen e vetëdijes së shoferëve, sepse tani në trafik shumë më pak ka kërcënime nga ana e veturave”, pohon ai.
Përfitimet shëndetësore që sjell biçikleta
Raci për arbresh.info ka treguar edhe përfitimet shëndetësore që sjell ngasja e biçikletës.
“Ngasja e biçikletës ndikon shumë në mirëqenien e trupit të individit, ndikon në zemër, në hipertension, e mban personin aktivë, gjithashtu ndikon edhe tek personat me mbi peshë është një mundësi shumë e mirë e angazhimit aktivë dhe natyrisht duke qenë aktivë në sport truri dhe mendja funksion më mirë dhe më shpejt. Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar edhe më organizata ndërkombëtare jemi shumë aktive dhe grupin që e kemi tani mbi 126 mijë anëtarë në rrjetet sociale ta shfrytëzojmë për të mirën e çiklistëve”.
Megjithatë, Raci thotë se si grup janë fokusuar që të vizitojnë vende të trashëgimisë kulturore në Kosovë, dhe Shqipëri, pikërisht me këtë mjet transporti.
“Kohën fundit jemi përqendruar të vizitojmë vendet e trashëgimisë kulturore historike të Kosovës ne qytetet e Kosovës. Dhe tani jemi duke planifikuar ta bëjmë një organizim drejt Shkodrës me qëllim që gjatë rrugëtimit tonë deri në Shkodër të vizitohen vendet kryesore të trashëgimisë historike të shqiptarëve. Në vitin e kaluar gjatë pandemisë kemi arritur të mbledhim 400 mijë çiklistë nga gjithë Kosova. Qytetarëve ju kisha rekomanduar me përdor sa më shumë biçikletën”, tregon ai.
Gjithashtu ai rekomandon të gjithë qytetarët e Kosovës që të fillojnë ta përdorin sa më shumë biçikletën.
Ndryshe, në fund të vitit të kaluar në Prishtinë ka nisur rregullimi i shtigjeve për biçikleta, gjë që do t’ua lehtësoj çiklistëve qarkullimin brenda qytetit./A.Zeka/arbresh.info/
Pacolli me një thënie për jetën: Ç’të ofrosh, do të marrësh
Djali i Jakup Krasniqit i bashkohet PDK-së
Yamal e krahason pasimin e tij si të ishte në “PlayStation”
Izraeli: Mbi 100 kamionë me ndihma humanitare hynë në veri t...
Maqedonci pjesëmarrës në konferencën e ‘Kartës së Adriatikut...
“Mos na prek bukën tonë”, punëtorët e KMR “pastrimi” protest...