Qeveria e Kosovës është duke punuar për të përgatitur aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës, i cili sipas zyrtarëve institucional, Kosovës do t`i hapte perspektivë të madhe në rrugën drejtë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj në një intervistë të dhënë për lajmi.net ka thënë se Kosova në vitet e fundit ka bërë përgatitjet preliminare për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Ai po ashtu ka treguar edhe për dobitë që do të ketë Kosova pas anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërlidhet me zbatimin e suksesshëm të Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian si dhe procesin e aplikimit për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.
“Anëtarësimi në Këshill të Evropës i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Procesin e Bolonjës, që do të rezultonte me përmirësimin dhe integrimin rajonal të arsimit të Kosovës. Aktualisht, të qenit jashtë Këshillit të Evropës po ua pamundëson qytetarëve të Kosovës qasjen në mekanizmat evropian për mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut. Një ndër këta mekanizma, është Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ku qytetarët tanë nuk mund të kenë qasje pikërisht për shkak të të mos qenit shtet anëtar i Këshillit të Evropës. Ne kemi bashkëpunim institucional me institucionet e Këshillit të Evropës dhe prezencën e tyre në Kosovë, përfshirë këtu Asamblenë Parlamentare, si dhe Bankën për Zhvillim dhe Komisionin e Venecias, pjesë e së cilave tashmë është edhe Kosova. Prandaj, anëtarësimi i Kosovës do të ishte po ashtu në interes të Këshillit të Evropës, sepse do ta mundësonte zgjerimin e veprimtarisë së tyre për promovim të demokracisë, të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit”, ka thënë Hoxhaj për lajmi.net.
Ndërsa, ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë, ka njoftuar se ka formuar një ekip punues për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ai ka thënë se në mesin e 11 anëtarëve të këtij grupi janë të përfshirë edhe ekspertët nga shoqëria civile. Sipas tij, brenda një kohe të shkurtër Kosova edhe zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në këtë organizatë.
Kosova deri më tani është anëtarësuar në disa prej organizatave të rëndësishme, ndërsa në vitin 2017 Kosova është anëtarësuar edhe në Organizatën Botërore të Doganave.
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...