Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, nga Dubai, thotë se është i bindur që këtë herë Kosova do të anëtarësohet në INTERPOL.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se është optimist, pavarësisht se Serbia është duke luajtur një rol destruktiv në këtë proces.
“Institucionet tona kanë bërë një punë shumë të mirë, por nuk dua të flasë para se të kryhet puna. Jemi shumë optimist, por Serbia është duke futur para të mëdha duke tentuar t’i bëj Kosovës vështirësi por nuk do të mundet”, deklaroi Veseli, përcjell Telegrafi.
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se është optimist që Kosova do të bëhet pjesë e INTERPOL-it, dhe siç thotë ai, anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë do të ketë efekte pozitive edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Jam shumë optimist që Kosova dhe aleatët e saj nesër do të dalin fitues. Nëse nesër anëtarësohemi në INTERPOL mendoj që do të jetë mesazh shumë i fuqishëm që vendet që e kanë njohur dhe ato që ende nuk e kanë njohur do të marrin një mesazh që një realitet i ri me emrin Kosovë ekziston, dhe ky realitet i ri po ecën përpara”, deklaroi Afrim Hoti.
“Në momentin kur Kosova do të jetë pjesë e INTERPOL-it, atëherë organet kompetente të Kosovës do të ngrenë kallëzime penale dhe ai kallëzim penal është i vlefshëm si i çdo shteti tjetër që është anëtar i INTERPOL-it”, deklaroi Islami.
Kosova edhe vitin e kaluar ka tentuar të anëtarësohet në këtë organizatë, por në momentet e fundit, është tërhequr për shkak të mungesës së votave.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...