Deputetja e Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarja e Komisionit të Integrimit në Parlamentin e Shqipërisë, Jorida Tabaku ka vlerësuar sot fjalimin e Nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci në Asamblesë së Këshillit të Evropës.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Tabaku ka shtuar se Bogujevci nuk do ta kishte menduar kurrë se do të fliste në emër të Kosovës për herë të parë në Këshillin e Evropës dy dekada më parë.
“Nuk do ta kishte besuar asnjëherë se 20 vite pas tmerrit të masakrës në Kosovë nga forcat e nacionalizmit shovinist, të cilës tetë anëtarë të familjes së saj (përfshirë të ëmën dhe dy vëllezërit) nuk do t’i mbijetonin, ajo do të fliste për vuajtjen që i kujtonte lufta sot në Ukrainë”, tha Tabaku.
“Historia e Sarandës duhet të jetë një sinjal për Bashkimin e Evropian që të mos harrojë angazhimin për të vazhduar zgjerimin dhe mbi të gjitha për të mbështetur zhvillimin e një shteti të ri me histori të trishtë. Kosova nuk ka pse mbetet e izoluar si një ishull”, ka thënë Tabaku, duke shtuar se liberalizimi i vizave nuk ka më asnjë arsye për të mos u aplikuar mbi Kosovën njësoj siç është aplikuar mbi vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Fryma dhe besimi i qytetarëve të Kosovës është tërësisht pro vlerave të BE-së dhe nuk ka asnjë arsye objektive për të ndaluar procesin e integrimit euro-atlantik. Ne si Shqipëri duhet të bëjmë gjithçka, përtej fjalëve dhe premtimeve, për të çuar përpara së bashku me Kosovën qëllimet e saj dhe tonat për integrimin në BE”, tha në fund të postimit Tabaku./arbresh.info/
Manchester United me rekord të zi këtë edicion në Premier Le...
Shkon në 94 numri i të vdekurve nga cikloni në Mozambik
Ancelotti: Jemi rikthyer, pas humbjes ndaj Milanit, folëm dh...
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...