Përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë morën pjesë në trajnimin ambicioz mbi “Fuqizimin e diplomacisë dixhitale në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës Lindore”, nga datat 28-30 nëntor, në Bled të Sllovenisë.
Në trajnimin i cili mblodhi mbi 70 pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Molldavia, Ukraina, të pranishëm ishin edhe diplomatë të njohur dixhitalë ndërkombëtarë, ekspertë të marrëdhënieve me publikun, redaktorë të mediave dixhitale dhe entuziastë të tjerë dixhitalë.
Ky projekt është sponsorizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa është zbatuar nga Qendra sllovene për Perspektivën Evropiane (CEP) me mbështetje financiare nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Sllovenisë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim.
Ndërmarrje të tilla si trajnimi në Bled janë të një rëndësie të veçantë në kohën kur po jetojmë në një botë gjithnjë e më të ndërlidhur, ku diplomacia dixhitale po shndërrohet në një mjet gjithnjë e më të rëndësishëm dhe të pashmangshëm, jo vetëm për liderët botërore, por edhe për vetë qytetarët anekënd botës.
Përmes trajnimit që mbuloi një varg temash, nga teoria e marrëdhënieve me publikun dhe diplomacisë publike e gjer në përdorimin specifik të mjeteve dixhitale dhe shembujve praktikë të fushatës dixhitale, zyrtarë të lartë të nëntë shteteve pjesëmarrëse, por edhe përfaqësues të ambasadave të SHBA-së në këto shtete, konsoliduan njohuritë dhe aftësitë e tyre të komunikimit dhe ndërtuan një rrjet profesionistësh të diplomacisë dixhitale.
Siç njofton Qendra për Perspektivën Evropiane (CEP), dita e parë e trajnimit i është kushtuar prezantimeve nga ana e përfaqësuesve të organizatorëve, Gautam Rana, Zëvendës Shef i Misionit në Ambasadën e SHBA-së në Slloveni, Sabina R. Stadler, Drejtore e Përgjithshme pranë Drejtorisë për Çështjet Shumëpalëshe, Bashkëpunim për Zhvillim dhe të Drejtën Ndërkombëtare në MPJ të Sllovenisë, dhe peter Grk, Sektretar i Përgjithshëm i Forumit Strategjik dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të Qendrës për Perspektivën Evropiane.
Më pas, siç thuhet në përmbledhjen e CEP, pjesëmarrësit u përqendruan në të ardhmen dixhitale, duke diskutuar për rëndësinë e pranisë në internet, për gjendjen e tanishme të mediave dixhitale në Evropë dhe për audiencat që do të ishin në shënjestër të institucioneve.
Tregimet e ndryshme, keqinformimi dhe ndërtimi i ekosistemit dixhital gjithashtu u trajtuan nga ekspertë të shquar, në mesin e tyre Shaën Poëers, Lee Nilsson dhe Matt Jacobs nga Departamenti amerikan i Shtetit, Mathias Lüfkens, nga kompania Burson-Marsteller, Marko Zoric, redaktor i kanalit të BBC në YouTube, dhe Natasha Brishki dhe Aljazh Pengov Bitenc nga Instituti për njerëz me mendje të hapur “Metina lista”.
Dita e dytë e trajnimit solli një përshkrim të hollësishëm të fushatave dixhitale, duke filluar me një seancë mbi ndërlidhjet ndërmjet fushatave dixhitale dhe bashkëpunimit zyrtar zhvillimor në rastin e Sllovenisë, ku Dr. Mellita Gabriç, Simona Vuçak dhe Miriam Mozhgan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë prezantuan aktivitetet në kuadër të diplomacisë sllovene. Gjithashtu, pjesëmarrësve u janë dhënë skenare të ndryshme përmes të cilave ata duhej të ndërtonin një fushatë dixhitale, duke iu përgjigjur pyetjeve më të rëndësishme që shfaqen në procesin e planifikimit. Sharon Yang nga Facebook bëri prezantimin qendror për rëndësinë e komuniteteve dixhitale.
Në ditën e fundit të trajnimit, raporton CIP, iu kushtua aspekteve pamore, video-përmbajtjeve dhe YouTube-it si një kanal të komunikimit, me ç’rast prezantuan Marko Zoric, redaktor i kanalit të BBC në YouTube, dhe Oliver Mertz nga Departamenti amerikan i Shtetit. Aljazh Pengov Bitenc dhe Natasha Brishki nga “Metina lista” reflektuan mbi rrugëtimin e tyre drejt ndërtimit të një platforme mediale online, ndërsa Jeremy Caplan nga Qendra Toë-Knight për Gazetari Ndërmarrëse, universiteti CUNY Graduate School of Journalism, nxiti pjesëmarrësit në debat dhe pyetje të gjallë me prezantimin e tij interaktiv përmes të mësuarit nëpërmjet të bërit vetë (“learning-by-doing”) përkitazi me mjetet për prodhimin e përmbajtjes në internet./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...