Google ADS

Përfaqësuesit e SBASHK-ut në selinë e sindikatave në Bruksel

14:28 | 13 Dhjetor 2023
E.G

Përfaqësuesit e SBASHK-ut kanë marrë pjesë bashkë me mijëra sindikalistë nga shtetet e Evropës në demonstratën e organizuar në Bruksel për të shprehur publikisht pakënaqësitë e shumta dhe për të kërkuar dialog të mirëfilltë, i cili ishte i vështirë e në disa vende e në disa të tjera dhe mungon, sipas tyre, me fajin e qeverive.

Në mbyllje të demonstratës pjesëmarrësit janë zotuar se do të vazhdojnë angazhimet në përballje me sfidat e shumta dhe do ta forcojnë solidaritetin mes sindikatave në frontin e përbashkët për ta vazhduar betejën si zë i fuqishëm i anëtarësisë, përcjell Arbresh.info.

Drejtorja e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken ETUCE, znj.Flocken ka deklaruar se ndjehet krenare që përfaqësuesit e SBASHK-ut, jo vetëm më këtë protestë madhështore, por janë pjesë aktive edhe e të gjitha ngjarjeve e aktiviteteve sindikale duke dëshmuar se janë sindikatë unike dhe e fortë.

“Ajo ka falënderuar kryetarin Jasharaj dhe stafin qendror të SBASHK-ut për angazhimet dhe komunikimin e vazhdueshëm me selinë në Bruksel duke përsëritur se në selinë e Sindikatave të Evropës e botës  janë të shqetësuar për qasjen e gabuar të Qeverisë së Kosovës ndaj sindikatave dhe dialogut sindikal”, thuhet në njoftimin e SBASHK-ut.

Ndërkaq ka përsëritur se SBASHK është pjesë e respektuar e Unionit të Sindikatave të Arsimit dhe Internacionales Botërore të Arsimit dhe se do të  ketë mbështetjen e vazhduar në angazhimet në sbërbim të anëtarësisë dhe zërit të fuqishëm sindikal./Arbresh.info/

Të ngjashme