Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka mbajtur dëgjim publik për ndryshim plotësimin e Ligjit për zyrtarët publik, me ç’rast u dhanë vërejtje dhe komente për të punuar drejt një Ligji më funksional.
Kryetari i Komisionit, Arbër Ramadani, tha se janë në procedurë për amandamentimin e këtij Ligji.
Enver Bajqinca, përfaqësues nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), tha se kanë status të institucionit të pavarur për të kryer funksionin e saj.
Gentrit Zeqiri, përfaqësues i personave me nevoja të veçanta, kërkoi që t’ iu sigurohet transporti këtyre personave, marrë parasysh vështirësitë që i hasin.
Kryesuesi i Burimeve Njerëzore për dëgjim publik, kërkoi që kategoria e zyrtarëve publik të përjashtoht nga Ligji për zyrtarët publik.
“A vlen vetëm për një kategori të veçantë të përjashtohet”, ka thënë ai.
Deputeti Njazi Isaku, tha se vërejtjet janë të bazuara dhe do ti shqyrtojnë tutje, ku u vendos që takimi i radhës të mbahet të martën./EO
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...