Shefja e diplomacisë Federica Mogherini ka thënë se BE dhe NATO po bashkëpunojnë me rastin e porosive, të cilat i dërgojnë ndërmjet tjerash edhe në Ballkanin Perëndimor.
Ajo ka paralajmëruar se në vjeshtë mund të vijë deri te vizita e përbashkët e saj dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në rajon.
“Gjatë vizitës sime të fundit në rajon kam takuar gjashtë partnerë në Ballkanin Perëndimor dhe disave ua kam bartur porosinë shumë të qartë në emër të sekretarit të përgjithshëm. Ne më herët bashkërisht kemi shqyrtuar situatën në terren dhe kemi konfirmuar pozitën e përbashkët”, deklaroi Mogherini duke ardhur në takimin ministror të NATO-s, i cili mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel.
Mogherini theksoi se bashkëpunimi i BE-së dhe NATO-s aktualisht është shumë i fuqishëm dhe gjithëpërfshirës.
“Jemi të gatshëm të shkojmë në vizita të përbashkëta në Ballkan, ose diku tjetër në botë. Të dy kemi agjendë të komplikuar, por do të shikojmë mundësinë e vizitës së përbashkët, ndoshta jo menjëherë në Ballkan, por gjithsesi në vjeshtë”, ka porositur Mogherini.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?