Përfaqësuesi rus në OSBE flet për Kosovën

16:10 | 4 Shtator 2017
Arbresh.info

Kërcënimet e politikanëve shqiptarë në Kosovë për pastrimin etnik të serbëve që jetojnë në këtë zonë duhet të merren seriozisht, pasi ato paraqesin një kërcënim për sigurinë rajonale, tha përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) Aleksandar Lukasheviq.

“Kosova është ende e turbullt. Edhe pse dy muaj e gjysmë kanë kaluar që nga zgjedhjet e 11 qershorit, partitë lokale ende nuk janë në gjendje të formojnë institucionet shtetërore, gjë që tregon se modeli artificial i të ashtuquajturit shtet të Kosovës është krejtësisht i pabazuar”, tha ai pas takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme