Google ADS

Përfaqësuesi i opozitës për deklaratën e ambasadorit amerikan: S`i pranojmë kërcënimet

20:38 | 24 Shkurt 2017
Arbresh.info

Asnjë deputet nuk duhet të kërcënohet lidhur me votën e tyre për demarkacionin. Kështu ishte shprehur dje ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Në mbështetje të deklaratës së ambasadorit ka dalë përfaqësuesi i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi. Ai në një prononcim për “Indeksonline” ka thënë se askush nuk e ka të drejtën t`i kërcënojë deputetët.

“Pajtohem me atë që ka thënë ambasadori Delawie, se askush nuk ka të drejtë t’i kërcënojë deputetët për t’i detyruar ata të votojnë në kundërshtim me bindjet dhe vullnetin e tyre. Në një vend demokratik të mbrojtur nga kërcënimet duhet të jenë sikur deputetët që janë pro këtij versioni të demarkacionit, ashtu edhe ata që janë kundër tij. Kërcënimi është kërcënim nga kushdo që vjen, qoftë nga individ qoftë nga qeveria, qëllimin e kanë të njëjtë, detyrimin e deputetëve që të veprojnë sipas bindjes së kërcënuesve dhe jo sipas bindjeve të tyre, e drejtë kjo që deputetëve u garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pra, në demokraci bindja dhe vullneti janë përcaktues në vendimmarrje dhe assesi kërcënimet!”, ka thënë ai.

Sherifi të gjitha llojet e kërcënimeve i ka quajtur të pa pranueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme