Google ADS

Perëndimi nuk do referendum të Serbisë për Kosovën

13:17 | 17 Maj 2018
Arbresh.info

Shtetet e Quintit – SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia në javën e shkuar në Washington kanë thënë se në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2019, Serbia duhet ta pranojë marrëveshjen që do t’ia mundësonte Kosovës anëtarësimin në OKB, fillimisht me status të vëzhgueses, transmeton Koha.net.

Si kompensim për këtë, siç shkruan gazeta serbe “danas”, Serbisë do t’i propozohej viti i saktë i hyrjes në Bashkimin Europian.

Mundësia e organizimit të referendumit në Serbi për marrëveshje eventuale me Kosovën, siç flitet në opinionin serb, gazeta thotë se ky referendum nuk është assesi në vullnetin dhe dëshirën e Perëndimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme