Ka nisur protesta përpara sheshit Nënë Tereza, ku qindra njerëz janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.
Mes tyre janë shumë personazhe të njohur të ekranit, këngëtaret Fifi, Beatrix Ramosaj, aktorja Monika Lubonja, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari dhe shumë emra të tjerë.
Iniciatorja e kësaj proteste është Fifi, e cila duket se ka përgatitur dhe një pankartë me frazën: “Unë bërtita. Jooooo!”.
Kujtojmë që Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar./abcnews.al/
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...