Përçarje brenda PDK-së, Bekim Haxhiu për Bekim Jasharin: Të paqim edhe shumë vite kryetar

13:41 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Ditë me parë Sami Lushtaku kryetar i degës së PDK-së, në Skenderaj ka bërë të ditur se do të hy në garë për kryetar të kësaj komune.

Por, po del se nuk e ka mbeshtetjen  nga të gjithë partia, shkruan Arbresh.info.

Bekim Jashari kryetari aktual i Skenderajt ka marrë lavderata nga Bekim Haxhiu deputeti i PDK-së.

Haxhi në një shkrim të gjatë ka lavdëruar punën e Jasharit gjatë kohës së pandemisë në këtë komunë, raporton Arbresh.info.

Ndër të tjera ka shkrua se “Të paqim edhe shumë vite Kryetar Bekim Jashari”, duke nënkuptuar që Bekim Jashari ka mbështetjen e tij për të udhëhequr me këtë komunë edhe shume vite.

Ky është statusi i plotë i bekim Haxhiut:

Nëse do të ndahej shpërblim për menaxhimin efikas të situatës në pandemi dhe jo vetëm, sigurisht që Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jasharit pa asnjë dilem do t’i takonte vendi i parë.

Menaxhimi i situatës nga ai dhe stafi i tij, masat e ndermarra dhe thirrja e tij e sinqertë, e njeriut që secili qytetar me admirim e respekt i beson, për të qëndruar në shtëpi dhe për të respektuar masat e ndermarra bëri që Skenderaji të këtë vetëm 6 pacientë të infektuar me COVID-19 dhe nga këta pacientë nuk është infektuar asnjë qytetar tjetër.

Ai ishte afër stafit shendetësor dhe i mbeshteti ata që në fillim të pandemisë.
Ishte afër qytetarëve duke ndihmuar familjet në nevojë, duke dhuruar pako ushqimore e higjienike.
Organizoj në menyrë të shkelqyer pranimin e donacioneve dhe shpërndarjen e tyre tek nevojtarët dhe ky angazhim e besim i qytetarëve ndaj tij bëri që numri i donatorëve të rritej çdo ditë, më shumë se në çdo komunë tjetër.

Pandemia nuk e ndali atë që të vazhdoj me realizimin e projekteve infrastrukturore, rrugë, ujësjellës, kanalizim e projekteve tjera infrastrukturore.

Për 2 muaj pandemie, bashkë me donatorët dhuroi pako ushqimore për mbi 4 mijë familje për dy herë radhazi.

Ai është edhe humanist që ndihmon me buxhetin e tij familjar shumë familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Bekim Jashari me punën e tij të shkelqyer, me qeverisje të pastër afër çdo qytetari po e lartëson edhe më shumë emrin e familjes legjendare Jashari .

Të paqim edhe shumë vite Kryetar Bekim Jashari

 

https://www.facebook.com/bekimhaxhiuofficial/posts/1967471846711001

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme