Që nga fundi i gushtit të vitit 2023 ka hyrë në fuqi ligji për çmimin e barnave, mirëpo ende nuk ka filluar zbatimi i saj.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur arsyet e vonesës së zbatimit të saj, shkruan Arbresh.info.
Sipas Vitis, njëra ndër arsyet është kriteri i anëtarëve të bordit që nuk duhet të kenë punuar ose të kenë në pronësi ndonjë kompani farmaceutike.
“Në fund të gushtit 2023 ka hyrë në fuqi ligji për çmimin e barnave dhe një nga arsyet e vonesave që anëtarët e bordit duhet të mos kenë punuar në kompani farmaceutike dhe disa anëtarë të komisionit kanë pasur barnatore private dhe ka pasur vonesa derisa është ndryshuar komisioni. Arsyeja tjetër edhe me vonesat që kemi marr në raport me kërkesën e zyrtarëve të çmimeve referente nga vendet e rajonit. Disa vende të rajonit i kanë vonuar këto”, ka thënë Vitia./Arbresh.info
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...