Google ADS

Përafrimi me Turqinë nuk e largon Kosovën nga Perëndimi

20:39 | 30 Prill 2017
Arbresh.info

Sulejman Çerkezi nga Partia Drejtësisë, në një intervistë për Arbresh.info ka thënë se afrimi i Kosovës dhe Turqisë, nuk e largon aspak nga Perëndimi.

“Ne duhet të jemi të hapur me Lindjen dhe me Perëndimin, sepse duke qenë të hapur vetëm me Evropën ne nuk jemi vetja jonë. Neve nuk na duhet të quhemi evropian nëse ne jemi te varfër”, ka thënë Çerkezi.

Ai ka theksuar se lidhja me Turqinë veçse do ta ndihmonte Kosovën në aspektin ekonomik e politik.

“Karshi nesh, mendoj se jemi gjeografikisht si urë mes Lindjes dhe Perëndimit. Kosova duhet të ketë një urtësi të mirë që të ketë miq të fortë, që të ketë Kosova Turqinë mike duke u lidh nga historia dhe në aspektin gjeografik, një politikë e mirë me Turqinë do të ishim shumë herë me komod dhe më pozitivisht në aspektin ekonomik dhe politik”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme