Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se prej datës 16 mars janë bërë 683 inspektime, duke hasur në 149 raste të shkeljes së Ligjit kundër Duhanit.
Peci ka shkruar se “në ditën kur qytetaret shohin vendosmërinë e shtetit, për ta bërë të zbatueshëm një rregull qe bëhet për ta ruajtur shëndetin dhe jetën e tyre ata menjëherë ndryshojnë sjellje dhe e përqafojnë e mirëpresin”.
Ai ka thënë se “duhanpirës dhe joduhanpirës po i shijojnë shërbimet e kafiterive tona pa tym duhani”.
“Do ju dëshmojmë përkushtimin tonë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit të duhanit me tolerancë zero ndaj shkelësve”, ka thënë Peci. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...