Familja Ramadani nga Gjilani po pretendon se nëna e tyre, e cila vdiq ditë më parë, u bart me shumë vonesë nga autoambulanca për në spitalin e qytetit.
Familjarët thonë se shoferi i autoambulancës shfrytëzoi një rrugë dytësore për të transportuar pacientin, e në këtë rast shfrytëzoi edhe mundësinë që derisa e barte të sëmurën t’ua uronte të afërmve festën e Bajramit, raporton KTV.
Akuzat i mohon mjeku kujdestar, i cili ia ofroi ndihmën pacientes mëngjesin e së premtes kur u transportua.
E thirrur për të ofruar shërbimin emergjent mjekësor, autoambulanca në Gjilan nuk e kreu punën e saj si duhet, ankohet familja Ramadani.
Të premten në mëngjes, familja e thirri shërbimin emergjent për të bartur nënën e tyre, së cilës iu përkeqësua gjendja shëndetësore.
Por Agim Ramadani po pretendon se nëna e tij tashmë e ndjerë u transportua me vonesë nga autoambulanca për në Spitalin e Gjilanit.
Ishin nisur së bashku me autoambulancën në drejtim të spitalit të qytetit, por përveç se kishte arritur para ambulancës, familja kishte pritur edhe rreth 15 min para spitalit.
Ramadani thotë se në autoambulancën e cila e transportoi nënën e tij ishte edhe mbesa e tij, e cila iu kishte treguar se si autoambulanca e devijoi rrugën kryesore dhe shoferi, gjatë rrugës, bëri një ndalesë.
E derisa Ramadani ka paralajmëruar se rastin do ta denoncojë në polici, mjeku kujdestar, i cili ia ofroi ndihmën nënës së Ramadanit, mohon se autoambulanca u ndal rrugës. Por nuk e mohon faktin se u shfrytëzua një rrugë alternative për të arritur te spitali.
Ndërsa në Spitalin e Gjilanit, përkatësisht në Klinikën e Neurologjisë, mjekët nuk kanë dhënë informacione për gjendjen, në të cilën është pranuar pacientja. Ata kanë thënë se u duhet më shumë kohë për të shikuar historinë e pacientes.
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër