Vetëm gjatë tre muajve të fundit në Komunën e Prishtinës janë realizuar brenda ditës rreth 200 vizita mjekësore shtëpiake, të cilat për arsye të moshës apo edhe të gjendjes shëndetësore nuk kanë mundur t’i marrin shërbimet shëndetësore në qendrat e mjekësisë familjare.
Kështu thanë për Radio Kosovën nga Drejtoria për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës. Megjithëkëtë, në shumë raste ka hezitim për të dhënë këtë shërbim.
Çdo qytetar i Komunës së Prishtinës i cili ka nevojë për shërbime shëndetësore shtëpiake e në pamundësi që këto t’i marrë në qendra të mjekësisë familjare, mund t’i marrë në shtëpi përmes katër ekipeve mjekësore në Komunën e Prishtinës. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku.
Sadiku ka thënë se vetëm gjatë tre muajve të fundit janë realizuar mbi 200 vizita ditore që marrin këto shërbime
“Vizita shtëpiake, aplikim te tërapisë, aplikim të kateterit, matje e shtypjes së gjakut, matje e parametrave vitalë, pastrim të plagëve dhe të gjitha shërbimet shëndetësore që një qytetar ka nevojë t’i marrë në shtëpi qoftë për arsye të moshës ose gjendjes shëndetësore që nuk mund t’i marrë në qendrat familjare në kryeqytet”, tha ai.
Një qytetare, në kushte anonimiteti, ka thënë për Radio Kosovën se kur kanë pasur nevojë për këtë shërbim, nuk e kanë marrë në kohën e duhur, “Pa marrë ndonjë sqarim shtesë nuk mund të vijmë”, ka thënë, është shprehur qytetarja.
Radio Kosova ka kontaktuar disa qendrat e mjekësisë familjare të cilat na orientuan drejt linjës për shërbime shtëpiake.
Për shërbim shtëpiak shëndetësor duhet t’i drejtoheni linjës 194 .
Pasi që kontaktuam linjën e lartcekur, zyrtarët shëndetësorë thanë se nuk e dinë se a mund të vijnë dhe për sa kohë munden, madje nga kjo linjë deklaruan se nuk mund të vijnë për aplikim të terapisë.
E në anën tjetër Drejtoria për Shëndetësi bën me dije se ky shërbim vazhdon të jepet 12 orë në ditë, në shtatë ditë të javës dhe brenda ditës arrijnë të kryhen mbi 200 shërbime shtëpiake në Komunën e Prishtinës.
Radio Kosova ka kërkuar nga kjo komunë listën e vizitave në shtëpi për tre mujorin e fundit por për një gjë të tillë nuk ka përgjigje.
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...
KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt