Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka bërë të ditur se brenda tre muajve janë paraqitur 90 kërkesa për liçenca të deplasitifikuara me qëllim që t’i përmbushin kriteret e kërkuara nga ambasadat e vendeve të BE-së.
Sipas SIK, kjo do të duhej të ishte një alarm për institucionet, përcjell Arbresh.info.
Në njoftim tutje thuhet se ikja e këtyre infermierëve është e pamundur të zëvëndësohet.
“Tashmë është e kuptueshme që sidomos pas liberalizimit të vizave ky trend nuk ka mundësi të ndalet, ndërsa ikja e këtyre infermierëve është një bagazh i profesionistëve që pothuajse është e pamundur të zevendësohen, e posaqërisht ata me eksperiencë”, thuhet në njoftim.
“Sindikata e Infermierëve të Kosovës e qmon lartë angazhimin e Odës së Infermierëve të Kosovës e cila në përpjekje për t’i përmirësuar kushtet sociale dhe ekonomike, mirëpo edhe ato të punës pë komunitetet tona del edhe jashtë kompentencave të saja. Fokusi dhe përkushtimi ynë do jetë çdo herë në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit me të gjitha organizatat që përfaqësojnë komunitetet tona, qoftë nga ana profesionale apo ajo sociale”, njofton SIK.
“Konsideroj që investimi në infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do duhej të jetë barrë për institucionet vendore, mirëpo si një investim afatgjatë që shkon në dobi të profesionistëve shëndetësor, sistemit shëndetësor, qytetarëve dhe vendit tonë nuk kuptim të ruajtjes së asaj që shumë vende na e kanë lakmi, e që është rinia e vendit tonë”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...