Ndonëse jemi një shtet mjaft i vogël për nga popullsia, shifra e personave të cilët po i japin fund jetës së tyre është alarmante. Ditë më parë vendi ynë u trondit nga vdekja e dyshimtë e aktorit gjakovar Art Kurti, ani pse për këtë raste ende nuk ka një version zyrtar, hetimet tashmë kanë përfunduar për katër raste te tjera të cilët tashmë është vërtetuar se kanë privuar jetën e tyre.
Bajram Krasniqi zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka treguar për Arbresh.info, se tashmë janë kryer të gjitha hetimet për katër raste , por që sipas tij numri i personave të cilët i kanë dhënë funde jetës se vetë ,und të rritet pasi që ende janë duke u hetuar edhe një numër mjaft i madh i rasteve të cilat janë cilësuar si të dyshimta.
“Gjatë vitit të kaluar kanë qenë 32 raste ndërsa gjatë këtij viti janë shumë raste të cilat i kemi hapur si vdekje të dyshuar dhe deri tash nga të gjitha ekzaminimet kanë rezultuar që brenda tre mujorit të parë të 2018 kanë kryer vetëm vrasje 4 persona, kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë, por nuk mund të konfirmoj deri sa nuk janë kryer të gjitha procedurat për rastet të cilat janë si raste të dyshimta. Lidhur më rastin e fundit kur humbi jetën aktori nga Gjakova ende nuk mund të cilësohet si vetëvrasje pasi që ende nuk kanë përfunduar të gjitha hetimet dhe ekzaminimet”, ka thënë Krasniqi.
Tutje Krasniqi ka bërë të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar janë privuar nga jeta rreth 32 persona, ndërsa shton se numri më i madh i personave të cilët privojnë jetën e tyre janë gjinia mashkullore.
“Ka raste të cilat janë më lehtë për tu identifikuar por janë disa raste të cilat janë më të komplikuara. Nga analizat e viteve të më hershem prej raste te privimit nga jeta prin gjinia Mashkullore ndërsa në rastet tentim te privojnë jetën prijnë Femrat. Ndërsa sa i përket grupmoshave nuk ka një gruposh të caktuar por ka si nga të rinjtë po ashtu edhe më të moshuar të cilët kanë kryer mbytur veten. Ne vitin e kaluar kanë qenë 32 vetëvrasje, në vitin 2014 janë 77 vetëvrasje, 60 në vitin 2015, 36 kanë qenë në vitin 2016. Ndërsa numri i tentimit për të privuar jetën ka qenë më i lartë”, ka përfunduar ai.
E duke e pasur parasysh gjendjen në vend dhe rrethanat në përgjithësi, Psikologu Safet Blakaj, thotë se ka tendencë që numri i personave të cilët do ta privojnë jetën e tyre, do të shkojë duke u ngritur.
Blakaj për Arbresh.info, ka thënë se janë shumë shkaktarë të cilët i shtyjnë personat të marrin një vendim të tillë.
“Në bazë të gjendjes aktuale në vendin tonë përmënimin time do të këtë rritje të vetëvrasjet në Kosovë në vitet në vazhdimësi, Ka problem të ndryshme të cilët i shtynë të ritë deri të një vendim i tillë, por që ne fatkeqësisht nuk jemi duke u marr për të bërë një analizë të thellë për këtë qeshje. Të na shkaktarët mund të jenë problemet e ndryshme të papërgatitur për edukim si dhe ndikimi nga drogat apo substancat e tjera si dhe problemet shoqërore”.
Sipas Psikologut Blakaj, vendi ynë ende nguron që të marr një këshill nga ndonjë person adekuat siç janë Psikologet, të cilët sipas tij do të mund të paktën të parandalojnë një hapë të tillë.
“Ende hezitojnë si të ritë si të rriturit që të shkojnë të një psikolog për të marruar një trajtim sepse mund të identifikohen dhe të parandalohen këtë raste nëse ne vetëm intervenojmë paraprakisht. Të në ka pasur raste të cilat janë paraqitur më probleme të tjera por që ka rezultuar se ka tendencë dhe ne kemi intervenuar për të parandaluar. Gjasa më shumë kanë të bëjmë vetëvrasje janë personat të cilët marrin substanca narkotike se sa personat e tjerë. Ne si shoqëri kemi mjaftë probleme por ne nuk kemi bërë ende si shoqëri një analizë të thellë për dy apo tri vitet e fundit”, ka përfunduar Blakaj.
Ndërsa Profesori i Sociologjisë Fadil Maloku, ka thënë për Arbresh.info, se janë disa arsye të cilët mund të dërgojnë një person deri te një vendim i tillë. Ndërsa vendi ynë ende ka një mentalitet të paragjykuar.
“Çështja e fenomenit të privimit nga jeta është fenomen i pa studiuar në vendin tonë, shkaqet duhet të variojë nga problemet sociale, problemet emocionale psikologjike apo edhe depresionit dhe kanë problem të integrimit në shoqëri. Tipi tjetër që është evident tek ne është kur personat janë në kriza të ndryshme që i ka shoqëria në tërësi. Në mentalitetin tonë vetëvrasja është ende një stigmë dhe një lloj paragjykimi”.
Sociologu Maloku, tutje ka shtuar se të gjithë kanë besuar se pas pavarësisë gjendja social ekonomike do të ndryshoj, por që qytetarët janë zhgënjyer.
“Për mendimin time nuk është problemi të shoqëria në tersi por problemi është të institucionet, pikë së pari faji është të arsimimi edukimi, te familja, sepse problemet që janë brenda familjes e në veçanti ekzistenciale mund të çojnë një të ri deri te ky vendim. Pra motive mund të jenë të llojllojshme. Ky shtet nuk është duke u përkujdesur për qytetarët e vet. Ka degradim social politik tek të rinjtë. Të gjithë kanë pritur se do të ketë perspektivë dhe do të ndryshoj çdo gjë në Kosovës pas pavarësisë, por tash qytetarët janë zhgënjyer”, ka përfunduar Maloku. /V.Selimi/Arbresh.info/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...