Për të shtatën herë me radhë, ka dështuar konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore. Formimi i këtij komisioni dështoi pasi ligjvënësit e mazhorancës nuk po marrin pjesë në komision.
Kryetari këtij Komisioni, Rashit Qalaj, tha se deputetët e partisë në pushtet janë duke e bojkotuar punën e këtij komisioni me qellim, që të gjitha ato dyshime për rezervat shtetërore të mos dali në publik. Sipas tij, me planifikimin buxhetor për vitin 2022 nuk kishte mjete të parapara për blerje te rezervat shtetërore siç janë gruri, vaji dhe nafta.
“Ata që e kanë pasur plotë gojën drejtësi e që sot po e bojkotojnë hetimin për keqpërdorim, ne depotët e partive opozitare kemi përpiluar një listë që t’i ftojmë e intervistojmë, nga kryeministri i vendit dhe individë të tjerë”, tha Qalaj.
Ndërsa Doarsa Kica Xhelili anëtare në këtë komisioni nga LDK, tha se përtej gjithë aktorëve të cilët kanë qenë të implikuar në çështjen e rezervat shtetërore, prokuroria duhet t’i marrë në pyetje edhe këta anëtarë nga pozita në këtë komision që nuk po vijnë.
“Pas shfaqjes se këtij rasti, kemi filluar të marrim indikacione të tjera për keqpërdorimet të mundshme me rezervat shtetërore”, deklaroi Kica Xhelili, e cila njëkohësisht kërkoi edhe formimin e një Komision të ri parlamentar për kontrata një burimore.
Ndërkohë, Pal Lekaj nga AAK tha se mospjesëmarrja e pozitës ka një të vërtetë: “t’i ikin një të vërtetë dhe hajnie që nga fillimi e ka një emërues të përbashkët – hajnia në rezervat shtetërore”.
Lekaj tha se qe nga fillimi kemi shkelje të procedurave, ndërsa sipas tij ky nuk është keqpërdorimi i vetëm në qeverisje. “Janë edhe 75 milionë euro me kontrata një burimore duke e anashkaluar ligjin për prokurimin publik”, deklaroi Lekaj./rtk
Republikanët sigurojnë shumicën në Senat për herë të parë pa...
Hoxha takon komisionin përzgjedhës të cilët shkruan dhe komp...
LDK dërgon në Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët ...
Ambasadori australian fshin mesazhet kundër Trumpit
Çitaku: Raportet me SHBA-në varen edhe nga kush udhëheq inst...
Begaj takim me kryebashkiakun e Cërrikut, e përgëzon për pro...