Në Prishtinë është mbajtur sesion informues për bizneset e interesuara për aplikim në Skemën e Granteve për Inovacion, të shpallur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Agjencinë e Luksemburgut për Bashkëpunim Zhvillimor.
Me këtë rast u bë e ditur se 1.9 milion euro do të ndahen për të mbështetur bizneset në Kosovë.
“Qëllimi i këtij grandi është që të nxisë inovacionin dhe jo vetëm. Qëllimi është të rrisim kapacitetet prodhuese, të rrisim eksportin.. Të gjitha bizneset nga sektorët e prodhimit dhe përpunimit mund të aplikojnë për grande”, tha drejtori i KIESA-s, Zef Dedaj.
Dedaj tha se aplikimi për këto grande do të bëhet në platformën E-Kosova.
“Bizneset që përfitojnë do të kenë mundësinë që varësisht nga idetë dhe kreativiteti të përfitojnë dhe të gjejnë edhe investitorë të tjerë. Në momentin që bizneset gjejnë investitorë te tillë duhet ti dorëzojnë dokumentet e noterizuara”, shtoi ai.
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
I dyshuari për sulmin në Gjermani përballet me 5 akuza për v...
“Biletë kthimi e çek me para” – gjashtë avantazhet që ndodhe...