Përfaqësuesi i Posaçëm të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se data 18 mars kur do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë për dialogun Kosovë – Serbi në Ohër në Maqedoninë e Veriut, nuk është zgjedhur aksidentalisht.
Ai tha se pak ditë pas kësaj date, do të ketë një agjendë tejet të rëndësishme brenda Bashkimit Evropian.
“Data 18 (mars) nuk është zgjedhur aksidentalisht. Më datën 20 ministrat e jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së do të takohen në Bruksel për këshillin e punëve të jashtme dhe më pas më 23 dhe 24 liderët evropianë, presidentët dhe kryeministrat, do të takohen në Këshillin Evropian. Përfaqësuesi i lartë Borrell, do t’i informojë ata për progresin apo mungesën e progresit. Ata duan të dëgjojnë nga ai, a kemi apo nuk kemi marrëveshje. Nëse nuk kemi marrëveshje, pse? Sepse nevojitet më shumë punë, apo se njëra palë apo të dyja palët po e pengojnë marrëveshjen”, tha Lajçak në ATV.
Ai tha se vëmendja dhe mbështetja lidhur me këtë proces është jashtëzakonisht e lartë dhe uniteti brenda BE-së është i paprecedent.
“Varet nga të dyja palët dhe nga ne si ndërmjetësues, se çfarë mesazhi do t’u raportojë z. Borrell liderëve evropianë, ministrave më datën 20 dhe liderëve më 23 dhe 24”, tha Lajçak.
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...