Vazhdojnë operacionet e përbashkëta patrulluese të Komandës Rajonale Perëndim në fushën e tyre të përgjegjësisë në Kosovë.
Komanda Rajonale Perëndim e KFOR-it vazhdon të kryejë patrullime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, duke dislokuar pjesë të komponentëve shumëkombëshe të Batalionit Kinetic, në fushën e tyre të përgjegjësisë, dedikuar mbështetjes së drejtpërdrejtë të Policisë së Kosovës.
Aktiviteti operativ i dedikohet mbështetjes së Forcës së Policisë në kontrollin e automjeteve dhe personelit në tranzit përgjatë rrugëve kryesore të komunikimit dhe në pikat më të ngarkuara të trafikut periferik, pranë ABL (Vija Kufitare Administrative) e pranishme në sektorin perëndimor të Kosovës.
Patrullimi i përbashkët është një mjet operacional rutinë i përqendruar në mandatin e KFOR-it, i fokusuar në këmbënguljen për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të sigurt në Kosovë, në përputhje me kornizën operative të parashikuar nga rezoluta 1244 e OKB-së e vitit 1999.
Kontingjenti italian, në veçanti, angazhon Skuadrën e 3-të Ruffo te Kalabrise të Regjimentit të Kalorësisë së Piemontes (2-të) të Ushtrisë, të inkuadruar në Sierra COY, dhe Kompaninë e 3-të An-Nasiriyah të Brigadës San Marco të Marinës, të inkuadruar në Papa COY, të cilat vazhdimisht kryejnë aktivitete të përbashkëta patrulluese me Policinë e Kosovës, me qëllim të zbulimit të ndonjë aktiviteti të kundërligjshëm.
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së