Me arrestimin e Marko Gjuriqit, Lista Serbe deklaroi largimin nga Qeveria dhe paralajmëroi formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Pak ditë pas kësaj ngjarje, kryeministri Ramush Haradinaj ia dha mandatin Ekipit Menaxherial që të formojë statutin e këtij Asociacioni.
Sërish janë deputetët serbë ata që këmbëngulin se Asociacioni duhet të formohet vetëm në bazë të marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, marrëveshje në të cilën Gjykata Kushtetuese e Kosovës kishte gjetur 24 shkelje, shkruan Indeksonline.
Bazuar në rrjedhën e këtyre ngjarjeve, njohësi i çështjeve politike, Belul Beqaj ka thënë për “indeksonline” se që të mos shkaktohet problem me formimin e AKS-së, duhet sqaruar një gjë. A është marrëveshja e Brukselit për AKS-në marrëveshje ndërkombëtare apo jo, sepse nëse është, Beqaj thotë se Serbia e ka njohur tashmë shtetin e Kosovës.
Në të kundërtën, Kosova mund të ketë shumë dëme sepse do të bëhen pazare si pasojë e kësaj marrëveshje.
“Besoj se do të shkaktohen probleme rreth të kuptuarit të kompetencave të Asociacionit të komunave me shumicë serbe nëse nuk sqarohet dilema – A është Marrëveshja e Brukselit (2013) për AKS,ndërkombëtare apo jo… ?! Nëse,është,atëherë Serbia në mënyrë implicite e ka njohur shtetin e Kosovës e me të edhe Kushtetutën e saj. Nësë ky dokument ka trajtim tjetër ,pavarësisht se është proklamuar si Marrëveshje ndërkombëtare atëherë do të ketë pazare të shumta në dëm të Kosovës”, ka thënë Beqaj.
Sipas tij, Asociacioni do të formohet në përputhje me kërkesat e Serbisë, por duke respektuar edhe sugjerimet e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas tij, edhe formimi i Ekipit Menaxherial u bë vetëm si pasojë e ultimatumit të Listës Serbe.
“Formimi i Ekipit Menaxherial,mjerisht më shumë është nxitur nga ultimatumii Listës serbe se sa si ndjenjë e përgjegjësisë së pushtetit të Kosovës. Meqë,është krijuar si pasojë e ultimatumit, besoj se ai do ti nënshtrohet logjikës së ultimatumit.Marrëveshja do të jetë në përputhje me kërkesat e Serbisë dhe faktorëve ndërkombëtarë duke i respektuar disa sugjerime të Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Beqaj
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...