Policia e Kosovës njoftoi se vetëm në shtatë mujorin e parë të këtij viti, në rajonin e Prishtinës janë raportuar 4.438 aksidente trafiku.
Në njoftim bëhet e ditur se prej tyre 4.438 aksidenteve në rajonin e Prishtinës, 16 prej tyre kanë qenë me pasoja fatale – 19 persona të vdekur, 1.377 aksidente trafiku me të lënduar – 2781 persona të lënduar, si dhe 3.045 aksidente trafiku me dëme materiale.
“Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugorë, në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik”, thuhet në njoftim.
Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy merr drejtimin e Leicester City...
Vullneti e quan ‘fake’, Gresa: Nuk je më i rëndësishëm për m...
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...