Përpiluan një projektligj për faljen e gjobave të pandemisë, dhe filluan me mbledhjen e nënshkrimeve nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, në mënyrë që cilitdo qytetarë t’i jepet mundësia për të nënshkruar këtë peticion.
Për shtatë ditë PSD arriti të mbledh mbi 5 mijë nënshkrime për faljen e gjobave të shqiptuara në kuadër të Ligjit anti-Covid, shkruan arbresh.info
Zyrtarë të këtij subjekti politikë pohojnë se janë vendosur në qytete të ndryshme të Kosovës, në mënyrë që sa më parë të mbledhin 10 mijë nënshkrime që do ta mundësonin dërgimin e këtij peticioni në Kuvend.
“Janë bërë rreth shtatë ditë prej kur kemi filluar, me nga 4-5 orë në ditë dhe po vendosemi nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, qytete të mëdha, qytetet të vogla me një qëllim që me përfitua secili qytet, me ua dhënë mundësinë qytetarëve të secilit qytet mundësinë për të nënshkruar këtë peticion”, thotë Nol Nushi aktivisti i PSD-së.
Nushi shprehet se procesi i mbledhjes së nënshkrimeve po shkon shumë mirë, duke rezultuar kështu deri në 5 mijë nënshkrime të mbledhura deri më tani, nga 10 mijë sa duhen ligjërisht.
“Është kryer gjysma punës, janë mbledhur diku rreth 5 mijë nënshkrime, nga 10 mijë sa nevojiten ligjërisht, mirëpo ne do ta vazhdojmë peticionin derisa të shkojmë nëpër të gjitha komunat. Peticioni po shkon shumë mirë, pengesa e vetme mundet me qenë moti, sepse ndonjëherë po ka shi e erë, përndryshe mund të them se ka dëshirë të njerëzve me nënshkruar këtë peticion dhe një pritje shumë të mirë” deklaron Nushi.
Gjithashtu ai tregon se sapo të mblidhen nënshkrimet do të dorëzohet në Kuvend, e pastaj edhe në KQZ, ku edhe bëhet verifikimi i nënshkrimeve në një afat kohor prej 15 ditësh
“Tash jemi në fazën e mbledhjes së nënshkrimeve, të cilin sapo ta përfundojmë duhet të dorëzohet formalisht në Kuvend bashkë me procedurat e tjera të nevojshme. Ajo dërgohet pastaj edhe në KQZ, ku edhe bëhet verifikimi i nënshkrimeve në një afat kohor prej 15 ditësh”, thotë tutje ai.
Ai pohon se PSD po planifikon një takim me të gjitha grupet parlamentare, shoqërinë civile dhe persona të tjerë të interesuar.
“Pastaj vazhdon kjo duke u futur në agjendën e Kuvendit si nismë ligjore, procedurale, kalon nëpër komisione, merren opinionet e grupeve parlamentare. Ne jemi të interesuar që në momentin që përfundojmë, të bëjmë një takim me të gjitha grupet parlamentare, shoqërinë civile dhe persona të tjerë të interesuar për çështjen sepse ligji mund të amendamentohet kur të futet në Kuvend”, përfundon Nushi.
Që nga 21 maji ka filluar mbledhja e nënshkrimeve për faljen e gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë, duke nisur nga Prishtina, për të vazhduar tutje në Prizren, Vushtrri, Mitrovicë, Deçan, Pejë e Skenderaj./ArditëShkodra/arbresh.info/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...