Një delegacion i Parlamentit të Kroacisë ndërpreu vizitën në Beograd, pasi politikani nacionalist serb, Vojisllav Sheshel, i dënuar së voni për krime lufte nga një gjykatë e Kombeve të Bashkuara, e përdhosi flamurin kroat dhe i shau vizitorët.
“Në hyrje të Parlamentit të Serbisë, Sheshel e përdhosi flamurin kroat dhe pastaj i ofendoi anëtarët e delegacionit të Kroacisë”, thuhet në deklaratën e këtij delegacioni që u udhëhoq nga kryetari i Parlamentit, Gordan Jandrokoviq.
“Pavarësisht fillimit të mirë dhe vendosmërisë për të përmirësuar lidhjet tona, pas këtij akti kundër dinjitetit të Republikës së Kroacisë, ne e ndërpremë vizitën”, tha delegacioni.
Shesheli raportohet se ka hedhur flamurin kroat në tokë dhe se ka shkelur mbi të.
Zyrtarët serbë, përfshirë kryeministren Ana Brnabiq dhe kryetaren e parlamentit, Maja Gojkoviq, e dënuan incidentin, përcjell Atsh.
Javën e kaluar, një panel i gjykatësve të OKB-së në Hagë e përmbysi pjesërisht vendimin për lirimin e Sheshelit nga akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftërave në Jugosllavi, në vitet 1990.
Mekanizmi për Tribunalet Penale Ndërkombëtare e dënoi atë me 10 vjet burg, porse Sheshel e ka shërbyer këtë kohë sa ka qenë në paraburgim.
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës