Për shkak të kërcënimeve jep dorëheqje prokurori special

23:26 | 14 Gusht 2018
M. A.

Një prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka dhënë dorëheqje para dy ditësh nga Prokuroria.

Lajmin ia ka konfirmuar “Kohës Ditore” Prokuroria Speciale.

Burime të gazetës brenda institucioneve të drejtësisë kanë bërë të ditur se prokurori special ka dhënë dorëheqje për shkak të kërcënimeve, që i ka pranuar gjatë punës së tij si prokuror.

Për cilin prokuror është fjala dhe çfarë aktakuzash kishte ngritur, gazeta nuk ka dhënë detaje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme