Vetëm gjatë pesë mujorit të vitit 2018 në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike të Prishtinës janë kryer 3990 lindje, këtë e ka bërë të ditur për “Arbresh.info” Syheda Latifi-Hoxha, kryeshefe e sallës së lindjes, në këtë klinikë.
Në intervistën e dhënë për “Arbresh.info”, Latifi-Hoxha ka treguar se viteve të fundit në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në QKUK janë kryer më tepër se 10 mijë lindje brenda një viti.
“Krahasuar me këtë vit në vitin 2017 në Klinikën tonë deri me 31 maj janë kryer 4053 lindje, nga ato 36 për qind kanë qenë me prerje cezariane të tjerat kanë qenë lindje natyrore dhe disa lindje instrumentale ku ka qenë i nevojshëm përdorimi i instrumentit. Për vitin 2018 në të njëjtën periudhë i kemi 3990 lindje që do të thotë nuk është ndonjë dallim i madh bazuar në intervalin kohor deri aktualisht. Ndërsa shkalla e prerjes cezariane për këtë vit deri muajin maj është 29 për
qind”, ka thënë Latifi-Hoxha.
Ndërsa sa i përket lindjeve brenda 24 orëve ajo ka thënë se nuk ka ndonjë dallim të madh sa i përket vitit 2018 dhe vitit të kaluar duke thënë se mesatarja është aty rreth 27 për qind.
“Bazuar në këto shifra një mesatare për 24 orë e lindjeve për vitin 2017 ka qenë diku rreth 27 lindje ndërsa për vitin aktual 26 lindje, kjo do të thotë se nuk ka ndonjë dallim të madh bazuar në mesataren e lindjeve që ngjajnë për 24 orë sepse din për 24 orë me qenë edhe 36 lindje edhe 22 , 18 lindje mirëpo kalkulimi bëhet në mesatare”, është shprehur ajo./R.Rexhepi/Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...