Përgjatë dy javëve të fundit, numri i rasteve pozitive me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje. Nga e hëna e kësaj jave, shifrat kanë thyer rekorde çdo ditë, derisa edhe numri i personave të shtrirë nëpër spitale është rritur.
23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, për pesë ditë në Kosovë, ndërkaq 9 mijë e 201 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në testimet për koronavirus.
Të hënën e kësaj jave, në Kosovë u konfirmuan 740 raste të reja me koronavirus, ndërkaq dy persona vdiqën si pasojë e virusit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve si pasojë e koronavirusit u rrit dukshëm të martën, ku u shënuan 1 mijë e 765 raste të reja me COVID-19 dhe vdiqën pesë persona.
Edhe të mërkurën vazhdoi rritja e numrit të rasteve pozitive me COVID-19. Për 24 orë, në vend u konfirmuan 2 mijë e 210 raste pozitive me koronavirus dhe vdiqën 4 persona.
Të enjten u rritën përsëri shifrat e të infektuarve. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë konfirmuar 2 mijë e 236 raste të reja me COVID-19, ndërkaq u rrit edhe numri i të vdekurve, për një ditë, si pasojë e koronavirusit humbën jetën 8 persona.
Rekord i ri i rasteve pozitive me koronavirus u shënua të premten. Sot janë konfirmuar 2 mijë e 250 raste të reja me COVID-19, derisa kanë vdekur katër persona të infektuar.
Momentalisht në Kosovë janë 16 mijë e 341 raste aktive, ndërkaq nga fillimi i pandemisë janë shënuar gjithsej 125 mijë e 358 raste.
Deri më tani, si pasojë e infektimit me COVID-19 kanë vdekur 2 mijë e 307 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 154 persona, ndërkaq numri total i të shëruarve ka shkuar në 106 mijë e 700.
Ndërkaq nga e marta e deri të premten, me vaksinën anti-COVID në Kosovë janë vaksinuar 86 mijë e 635 qytetarë.
Institucionet shëndetësore kanë bërë thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e imunizimit përmes vaksinës kundër koronavirusit./arbresh.com/
Haradinaj i ashpër me ministrin Maqedonci: Po e kursejmë, se...
Rohde me porosi si Hovenieri: Mos e fyeni klubin ku doni të ...
Memli Krasniqi e feston 28 Nëntorin me djalin e Hashim Thaçi...
Chelsea vazhdon serinë e fitoreve në Conference League
Besiktasi i Rashicës mposhtet nga Maccabi në Ligën e Evropës
“Xhamadani vija-vija o ësht Kosova ësht Shqipria”, Edi Rama ...